Kupa derdhet, sa herë që teprohet!

Nga Medine Halimi:

Vetëm pak para disa ditësh , filluan punimet për të përmisuar gjendjen e rëndë të shkollës së Kalishtit, nga vetë fshatarët lokal. U vet morë e gjithë kjo iniciativ, sepse politikanët në çdo vit të zgjedhjeve thoshin se do bënin diçka mbi përmirësimin e saj, por përveç premtimeve dhe shfrytëzimin që i bënin shkollës në kohën e votave, nuk bën as edhe nje tjetër.. Kërkesa të shumta u bën vite me radhë , dhe vite me radhë u pranuan.. Por kurrë nuk u realizuan. Kështu u tërhoq kemba-dorazi kjo punë, deri ditën kur dy mësueset e shkollës , lanë turpin anash, dhe morën rrugën për të trokitur derë më derë nëpër shtëpitë e fshatit… U hasem në një bisedë , dhe pash se sa i dëshpëruar ishte halli mbi shkollën tonë..!

021Ata mendonin të bënin vetëm ndonjë rregullim sipërfaqësor. I kërkova vetëm pak minuta kohë , dhe dërgova një mesazh tek një pjestar i shoqatës së Kalishtës , në Zvicër. Ai informoi pjesëtarët e tjerë atje në mërgimin e largët. Pas këtij informimi ata shin më të gatshëm se kurrë , që të dhuronin ndihmën e tyre, për të rindertuar shkollën ku mesuan të shkruanin dhe lexonin.. Dhe ashtu rrjedhshëm ndodhi ajo qe ndodhi.. Ne sot jemi ne javën e parë , të rirregullimit të shkollës , e cila pak para disa ditësh , dhe shume vite me radhë , ishte tamam një skenë ku mund të filmohej ndonjë film horror! Gjendja e saj ishte për të ardhur keq… Ne fakt këto lloj shkollash, të lënë në dorën e fatit, të pa fat, tregojn premtimet të pa jetë të politikës tonë.

Prandaj kësaj radhe, nuk kërkuam me fjalë dhe nuk zgjatem dorën për ndihmë kundrejt institucioneve, as nga ministria, as nga komuna edhe as nga vete shteti. Sepse juve te gjithë jeni pika uji, që mbushni një oqean premtimesh.. Dhe detra të pa numërta gënjeshtrash.. Kurse për ne më vjen keq, sepse jemi aq naiv saqë besojmë edhe atëherë kur na tregoni se është gënjeshtër! Por kupa derdhet sa herë që teprohet, prandaj ne bëmë vepra në vend të fjalëve… Prandaj sot, ne, rinia, fshatarët , bujq dhe blegtor, njerëzit e thjesht po ju tregojmë , që ti politikë nuk mund të bësh , pa ne.. Se ne pa ty bëjmë.. Edhe atë , shumë!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*