Komuna e Strugës nis rehabilitimin e rrugës së “kolektorit”

Zyra për Mrrëdhënie me Publikun e Komunës së Strugës ka njoftuar se sot kanë filluar punimet për hapjen, rehabilitimin dhe shtrimin me asfalt të ri e cilësor të rrugës së kanalit  ( kolektorit).“Bëhet fjalë për rrugën që lidh  qytetin e Strugës dhe fshatrat Kalishtë e Radozhdë me rrugën që shpien kah kalimi kufitar i Qafëthanës, përkatëisht me fshatrat Ladorishtë, Frëngovë, etj.”, thuhet në njoftim.

 wpid-komuna.jpg
 Në njoftim thuhet gjithashtu se rruga e re, do të jetë e të gjitha standardeve më të fundit, me një asfalt cilësor në një sipërfaqe  totale prej rreth 2350 m2.  dhe  do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve që lëvizin në komunikim me vendbanimet e lartëpërmendura.
“Paraprakisht njoftojmë së së shpejti do të fillojë edhe rehabilitimin bazik si dhe shtruarjen me asfalt të rrugës ,prapa ish kombinatit të tekstilit ( Struzhanka)  në drejtim të lidhjes me rrugën  e Misleshovës , kurse në përfundim të këtij fundviti kalendarik do të fillojë edhe ndërtimi i 2 rrethrrotullimeve përgjatë masgjitrales Strugë Qafëthanë. Njëri prej tyre ,ai në udhëkryqin kryesor mes dy magjitraleve ( Dibër Strugë dhe Strugë- Qafëthanë)  do të bëjë të mundur një qarkullim më të sigurt për qytetarët e Komunës së Strugës duke ditur se  te ky udhëkryq kanë ndodhur mjaft aksidente”; thuhet në njoftimin e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun të Komunës së Strugës. /Drini.mk

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre mehr darüber, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden.