Kalishti pajiset me shporta për mbeturina!

Gjatë ditës të sotshme në fshat janë vendosur nëpër vende të posaçme shporta për hedhjen e mbeturinave,të cilat i dërgoj „Shoqata Valët e Liqenit“ nga Zvicra. Shportat janë nga alumini dhe për vet formën që kanë, mundësojnë hedhjen e mbeturinave të vogla, me qëllim që të anashkalohet keqpërdorimi i mundshëm i tyre.

image

Kryetari i shoqatës Mirson E. në një bashkëpunim me komunën e Zürichut, mori përsipër organizimin dhe transportin e tyre deri në Kalishtë. Të gjitha shportat u dhuruan pa asnjë kosto, duke ndihmuar kështu fshatin tonë.

Ne shprehim falënderime të veçanta për Komunën e Zürichut si dhe për të gjithë bashkëfshatarët të cilët ndihmuan montimin dhe vendosjen e tyre nëpër vende të caktuara në fshat.

image

image

 

image

image

image

image

image

 

 

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*