Kalishti ngre flamurin shqiptar në qendër të fshatit!

 

flamuri-artimSot në qendrën e fshatit,duke shfrytëzuar edhe rastin e festës së Fitër Bajramit bashkfshatarët tanë  vendosën dhe inaguruan shtyllën me flamurin kombëtar shqiptar në sheshin e fshatit.

 

Kjo iniciativë e marrë nga mërgimtarët shqiptarë të Kalishtit që jetojnë në Zvicër u realizua sot duke dyfishuar festën e banorëve të fshatit tonë turistik.Shtiza e flamurit është sponzorizuar nga Abas Alushi dhe ështe transportuar nga Zvicra për në Kalisht.Privilegjin për ta ngritur flamurin shqiptar në vendlindjen e tij e pati, veterani i luftës së UÇK-së, Artim Elmazi i cili ishte pjesë e brigadës 138 Agim Ramadani në Koshare të Kosovës.Momenti i ngritjes së flamurit u përcoll me duartrokitje të fuqishme dhe shumë emocione, nga thuajse të gjithë bashkfshatarët.

 

Me këtë akt, fshati jonë në rajonin të Strugës, ju bashkangjitet shumë fshtrave të kësaj ane të cilët kanë vendosur shtyllat e larta me flamur kombëtar në sheshet e tyre.

 

 

 

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*