Kalishti bëhet me hotelin me pesë yje!

izgrevMë në fund një investim serioz në fushën e turizmit pritet të konkretizohet në Komunën e Strugës.Bëhet fjalë për hotelin e dikurshëm ‘’Izgrev’,’në fshatin Kalishtë të lënë në mëshirën e fatit dhe degradimit i cili falë një investimi të konsiderueshëm të kompanisë ‘’Fibula Travel’’ do të shndërrohet në një objekt turistik me pesë yje

.Mehmet Mexhitovic, drejtuesi i Fibula Travel’’për Maqedoni, konfirmon për  ‘’Strugalajm.com’’ se ky kapacitet hotelerik përvec se do të plotësoj standartet më të larta të një hoteli me pesë yje, do të ketë edhe” Aqua Park”  më i madhi i ndërtuar  në Maqedoni,  spacentrën,se kongreseve si dhe 220 dhoma  kualitative dhe moderne për pushuesit.

Drejtuesi i ‘’Fibula Travel’’ ,thotë se sipas gjithë gjasave pritet që ky kapacitet hotelerik të jetë gati në fund të muajit maj të vitit të ardhshëm, ku pritet të punësohen deri në 250 persona.’’Ne objektin e kemi marr me koncesion nga kisha ortodokse dhe priteshte që gjatë dhjetorit të  ishte gati hoteli ,por si rezultat i procedurave administrative dhe kohës që përkoi me ndërrimin e kryetarit të Komunës dhe fushatës elektorale si  dhe kohës së nevojshme për lejet ndërtimore pati një prolongim të punimeve

.Ne do bëjmë renovimin e tërësishëm të hotelit, por për spacentrën dhe sallën e kongreseve si dhe për ”akua parkun duheshte të kemi leje ndërtimi dhe ndryshim të planit urbanistik  që të ndodhte kjo duhej të mblidhej Këshilli i Komunës së Strugës, i cili sic e dimë për shumë kohë nuk zhvillonte seancat. Ky fakt na krijoi vonesa ‘’përfundon ai.Hoteli “Izgrev” , në afërsi të fshatit Kalishtë të Strugës, dikur krenaria e turizmit në Strugë për vite të tëra  qëndroi i braktisur totalisht dhe po degradonte drejt një shkatërrimi përfundimtar.

Ky aset i turizmit në Strugë, për shumë kohë ishte  pre i gjahtarëve të hekurishteve ,ndërsa gjatë natës ambientet përreth tij shndëroheshin në një strehë të sigurt për adhuruesit e seksit në natyrë, të cilët prej vitesh ishin mysafirët më të rregullt të hotelit të braktisur .Në zonën në afërsi të fshatit Kalishtë, janë të përqëndruar disa hotele të ndërtuara në vitet e bumit turistik në ish Jugosllavi i cili përfshiu edhe këto hapësira.

 

Aktualisht për momentin funksional janë vetëm hotelet ”Biser ”dhe ”Makpetrol” ndërsa ‘’Izgrevi’’ dhe ‘’Skopje’’ prej vitesh janë jashta funksionit.(Strugalajm.com)

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*