Investimi i mërgimtarve për rezervuarin, po shkon drejt finalizimit!

Tashmë punët për rehabilitimin e sistemit të ujësjellësit në fshat janë drejt fundit.Pas investimit të konsiderueshëm të mërgimtarve të këtij Kalishtit që u konkretiuzua me ndërtimin e një rezervuari për akumulimin e ujit të pijshëm tashmë ka mbetur për tu realizuar funksionalizimi i rrjetit të tubave përgjegjësi e cila është marr nga Ndërmarrja Ndërkomunale ”Proaqua”.

image

Enis Elmazi,kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Kalishtë pasi falenderon mërgimtarët për këtë investim të nevojshëm për banorët e këtij vendbani thekson se për finalizimin e tërësishëm të këtij projekti janë pa kryer edhe disa punë për të cilat janë marr përsipër nga Komuna nëpërmjet ”Proaqua” që me shumë gjasë do të kryen në një periudhë të afërme .

Enisi e arsyeton këtë ngescje të punimeve duke thënë se stina e dimrit nuk mundësonte kryerjen e disa punëve konkrete në teren të cialt me shumë gjasë sipas tij do të finalizohen në një kohë të afërme .”Me konkretizimin tërësor të këtij investimi të mërgatës por edhe ndihmës të Komunës shati Kalishtë ndjeshëm do të përmirësoj në cilësi furnizimin me ujë të pijshëm ”përfundon Elmazi.Edhe pse të lindur në mërgim dhe larguar nga fshati i tyre prej shumë vitesh prapë ata vazhdojnë të mendojnë për vendlindjen dhe vendin e preardhjes të të parëve të tyre duke inicuar projekte në shërbim të komunitetit nga vijnë.

Kjo është fabula e një grup të rinjsh me origjinë nga fshati Kalishtë që jetojnë në Zvicër dhe në vendet e tjera të BE-së të cilët me vetëiniciativë kanë realizuar një sërë investimesh si rregullimin dhe sistemimin e varrezave të të parëve të tyre ,ndërtimin e rezervuarit ,ndihmuan në renovimin e shkollës si dhe në shumë projekte jetike për vendin e preardhjes.

Ata përvec se financuan punët ndërtimore për rehabilitimin e varrezave paguajnë edhe për kujdesin dhe mirëmbajtjen permanente të tyre duke punësuar një person I cili për gjatë gjithë vitit kujdeset për to .Kalishti ndodhet në pjesën jugore të Komunës së Strugës buzë liqenit rreth 4 kilometra larg qytetit të Strugës .

Fshati është i rrafshët dhe ndodhet në një lartësi mbidetare prej 696 metra . Një pjes popullsisë  mirren me hoteleri dhe peshkim, por pjesa më e madhe e banorëve të këtij fshati janë me punë të përkohshme në vendet europiane ku jetojnë bashk me familjet e tyre. Kjo dukuri e cila është masivizuar dy dekdat e fundit sipas kalishtarëve dhe ka ndikuar në zvogëlimin e numrit të  nxënësve në shkollëne fshatit,para disa viteve cdo klasë numëronte mbi tridhjet nxënës ndërsa tani mezi që bëhen pesë a gjashtë  nxënës .Kalishti ka shkollën fillore deri në katër vjet ndërsa prej klasës së pestë deri ne klasën e tetë nxënësit e ndjekin mësimin në qytetin e Strugës . Fshati Kalisht ka shitore dhe puntori private dhe disa kapacitetet hotelerike  pranë Liqenit të Ohrit  .Kalishti ka mbi 200 shtëpi ku pjesa dërmuese (mbi 90%) u takojnë shqipëtarëve.(KOHA/Strugalajm.com)

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*