Gropat, problem permanent në rrugët e Strugës!

 

image_1359199685062734-300x224Dimri sivjetshëm përvec se do kujtohet për borën e paktë , ai në Strugë më shumë do mbahet mentë për pasojat në infrastrukturën rrugore të qytetit dhe fshatrave përreth sepse tashmë  rrugët janë shëndruar në një ferr të vërtet ku pothuajse për çdo ditë hapen gropa të cilat pengojnë komunikacionin dhe po amortizojnë makinat .

Shoferët ankohen se makinat po’u dëmtohen prej gropave të shumta, ndërkohe konfirmojnë se gropat janë kthyer në problem për komunikacionin sepse si pasoj e tyre kanë ndodhur edhe aksidente.

Nga pushteti vendor konfirmojnë se gjendja me të vërtet është e rënduar, por sqarojnë se kjo gjendje më shumë është prezente në rrugët magjistrale për të cilat do të duhet të kujdeset ”Makadonia Pat” .Vendorët gjithashtu thonë se ndërhyrja rrënjësore për sanimin tërësor të gropave do ndodh pasë shpalljes së tenderit për këtë qëllim që do ndodh së afërmi por sqarojnë se ata si pushtet vendor i kanë mjetet e kufizuara dhe do të ndërhyjnë vetëm në rrugët lokale ndërsa për ato magjistrale nuk mund të bëjnë asgjë .

Ndërkohë kryetari i komunës Ramiz Merko, përkujton qytetarët se ata duhet ta dinë se për disa rrugë magjistrale ku situata është në një gjendje të vështir si rruga për në Qafë Thanë,magjistralja e liqenit apo rruga për në Veleshtë nuk janë në kompetencë të komunës.”Për ato rrugë duhet të kujdeset niveli qëndror,i cili pothuajse njëzet vjet nuk ka ndërhyrë në rregullimin e tyre.Ndërkohë për rrugët të cilat janë në kompetencën tonë ndërhyrja do të filloj shumë shpejtë e cila do t’ë sjell normalitetin në rrugët komunale.Presim që të ngrohet koha dhe menjëher do të filloj puna për sanimin e gropave në rrugët që janë në ingerenca të Komunës ”përfundon Merko.

Pa marrë parasysh se ku qëndron përgjegjësia apo kush duhet të kujdeset për rrugët e Strugës kjo situatë është bërë tmerr për pjesëmarrësit në trafik dhe për ata që duhet të kalojnë për çdo ditë në to si pasagjer .Por më keq e pasojnë ata shofer të cilët kalojnë për herë të parë dhe nuk janë ambientuar me gropat, vështirësi gjithashtu sipas shoferëve haset kur moti është me shi ,fakt që vështirësonë devijiminn prej tyre. Sipas shoferëve makinat e tyre po shkatërrohen për çdo ditë ndërsa më të zëshëm janë taksistët të cilët lëvizin më shumë dhe thonë se rrugët me gropa po I dëmtojnë makinat tyre dukuri që sjell harxhime shtesë për to në një kohë ku fitimet e tyre janë reduktuar në masw si pasoj e rritjes permanente të derivateve të naftës .(Strugalajm.com).

 

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*