„Fshati Kalishtë meriton më shumë“ 

Zv/ministri i Transportit dhe Lidhjeve i shoqruar nga  drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë” Gajur Kadriu  sot kanë  ndjekur nga afër asfaltimin e rrugës në fshatin Kalishtë . 

Rruga Kalisht e cila e lidh me qytetin e Strugës është investim i parapar  në kuadër të projekteve për vitin 2016.

Zv/ministri Polloshani potencoi se ky investim  ne këtë rrugë do të shoqërohet me investime të tjera sepse i shërben turizmit dhe komunikimit më të lehtë të qytetarëve .Ai në prani edhe të strukturës BL-se të Kalishtit nënvizoi se ky investim është një premtim i BDI-së i dhënë për këtë komunitetet .Gjithashtu, ai nënvizoi se kjo zonë ka nevojë për më shumë investime duke qënë se ka specifikën e një lokaliteti turistik.

Drejtori NP “Rrugët e Maqedonisë” Gajur Kadriu u shpreh se investimet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen në disa rrugë të tjera .Projektet e premtuara për vitin 2016 do të realizohen të gjitha në viset shqiptare u shpreh Kadriu.(Strugalajm.com)

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*