Fillojnë punimet e fasadës, sigurohet dërrasa e zezë, lojra për fëmijë..

Sot kanë filluar edhe punimet e fasadës të shkollës, të cilat do zgjasin përafërsisht deri në 8 ditë. Faqja e murit ku është dera hyrëse do vishet e gjitha me gurë Berati në ngjyrë të kaltër. Gjithashtu edhe ana lindore e shkollës me një cokle prej 50 cm lartësi do vishet me gurë Berati. Puna do bëhet nga dy mjeshtër nga Shqipëria.

wpid-img-20140922-wa0006.jpgMeqë punët e mëdha dhe kryesore tashmë pothuajse kanë përfunduar ose pjesërisht janë në përfundim e sipër, nëpër klasët e shkollës mungon mobilimi duke filluar nga gjërat më elementare për nxënësit.

Qëllimi ynë është që deri në datën 6 Tetor (dita në të cilën është paraparë edhe hapja e shkollës) ti mobilizojmë edhe klasët. Sabit Dalipi edhe Albert Dalipi kanë mundur të sigurojnë dy dërrasa të zeza për 2 klasë, dërrasa të cilat kanë sistem dhe mekanizëm të Zvicrës. Ato pritet që kësaj jave të lëshohen për në Kalisht nga Albert Dalipi.

Kurse ne ju bëjmë thirrje të gjithë mërgimtarëve të cilët jetojnë jashtë, që sipas mundësisë të ndihmojnë çoft edhe me diçka më të vogël për fëmijët (si psh lojëra dhe materiale shkollore) dhe të kontaktojnë me kryesinë e shoqatës ose nëpërmjet kësaj faqe.

Prej në Zvicër ne do ti dërgojmë materialet në fund të kësaj jave ose në fillim të javës tjetër!
wpid-img-20140921-wa0012.jpg
wpid-img-20140921-wa0014.jpg
wpid-img-20140922-wa0000.jpg
wpid-img-20140922-wa0001.jpg
wpid-img-20140922-wa0006.jpg
wpid-img-20140922-wa0008.jpg

 

 

 

Veröffentlicht in Lajme nga Kalishti, Lajme nga Shoqata-Zvicër Getagged mit: , , ,

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*

Kategoritë e Lajmeve

Kategoritë: