Edhe portali ALMAKOS shkruan për renovimin e shkollës tonë!

Miki Trajkovski/ Almakos

Nga politikanët, vetëm Zijadin Sela, Kryetarë i Komunës së Strugës, ka ndihmuar me 2000 euro që të realizojmë një pjesë të programit, tha Jusufi…

wpid-image-c31b28b6147606e698f5a3e27b6e801e78509e1ae90b94e305529f3bd96f8cf7-v.jpgNë vend që të mësojnë në objektin e shkollës, 20 nxënës të fshatit Kalishtë mësimin e mbajnë në xhaminë e fshatit. Kështu do të jetë gjendja deri sa të rinovohet objekti i vjetër shkollorë, ku nxënësit vite me radhë e kanë përcjellë mësimin në kushte johumane.

Por ne vend që këtë ta bëj shteti dhe ministrat që para zgjedhjeve na vizitonin dhe premtonin zgjidhjen e problemeve, këtë e bëjmë vetë me mjete personale, thonë banorët.

Njerëzit nga diaspora që jetojnë në Austri, Gjermani dhe Zvicër, që e kanë prejardhjen nga Kalishta, janë mobilizuar dhe për vetëm dy ditë kanë mbledhur 30.000 euro. Thonë se pas kësaj, Kalishta do ta ketë objektin më të mirë shkollorë në Strugë.

Inventari do të jetë ndërrohet, si dhe tavani dhe dyshemeja. Pamje të re do të kenë edhe klasat ku do të vendoset ngrohja qendrore, banka dhe karrige të reja. Njerëzit nga kjo zonë që kanë kompani ndërtimi, punojnë falas në këtë objekt.

Almakos ishte në Kalishta dhe bisedoi me vendasit. ishte kënaqësi të dëgjohen të rinjtë që kanë vendosë të hynë në një veprim të tillë.

Arijan Rexhepi i cili punon dhe jeton në Zvicër, thotë se ideja për renovimin e shkollës ka filluar pas një bisede me dy mësimdhënëse dhe me shokët e tij të fshatit. Pasi që ka dërguar fotografi nga shkolla e vjetër përmes internetit, menjëherë janë lajmëruar njerëz që kanë ofruar ndihmë.

– Menduam që vetëm pak ta rinovojmë shkollën, ta rregullojmë dyshemenë dhe ta lyejmë. Por kur pamë se dritaret janë të thyer, se ka gjarpërinj në shkollë, u bëmë telefonatë njerëzve tonë që gjenden jashtë vendit dhe ashtu filloj realizimi. Me dy fotografi që i dërguam, menjëherë të nesërmen filloi renovimi i shkollës dhe filluan të arrin paratë. Por erdhi koha që vet ne, qytetarët ti bëjmë këto gjëra. Gjithë fshati i përfshi, ndërsa kompanitë na ofruan zbritje për materialet, thotë Rexhepi.

Rexhepi u bënë thirrje politikanëve në Maqedoni që më shumë të përqendrohen në këto probleme.

Në objektin e shkollës ndjehet atmosferë pune, afër 20 banor punojnë në shkollë me qëllim që të hapet për dy javë. Të tjerët vinë në ndihmë, sjellin drekë dhe gjithçka që kanë nevojë punëtorët.

Thonë se në hapjen e objektit, do ti ftojnë edhe ministrat, por nuk do t’ju lejojnë ta presin shiritin e kuq.

Në renovimin marrin pjesë edhe maqedonasit, meqë ky projekt në Kalishtë fiton edhe një dimension tjetër, për bashkëjetese etnike. Nga premtimet për shkollë të re mbetën vetëm themelet që ishin të vendosur në vitin 2001 nga pushteti i atëhershëm.

Prindërit thonë se kurë e kanë filluar rinovimin kanë hasur në gjarpërinj në klasat, ndërsa deri para pak ditë aty kanë mësuar fëmijë.

– Vetë u përfshimë në rinovimin, pa para, vetëm që të ndihmojmë pasi që fëmijët tonë kanë mësuar në kushte katastrofave, tha një prind.

Urim Jusufi nga Bashkësia lokale në Kalishtë tha se reagimi i qytetarëve është një goditje për politikanët dhe partitë pasi që në vend që ata ti zgjedhin problemet, duhej qytetarët të veprojnë.

– Kjo është një goditje e madhe për partitë pasi që të gjithë premtojnë, e nuk ndërmarrin asgjë. Së pari PDSH-ja, tani BDI-ja, të cilët janë 14 vjet në pushtet në Maqedoni. Vinë këtu dhe premtojnë, por vetëm i marrin votat dhe largohen pa futur as një gozhdë. Në vend që këtë ta bëj Qeveria, ne duhet ta bëjmë. I pyesim ku shkojnë paratë nga tatimet që i paguajnë 1500 banorë të fshatit Kalishtë, tha Jusufi.

Erdhën para disa ministra para disa vite ta mbyllin shkollën, por unë ju thashë se ju keni ardhur ta mbyllni e jo të ndërtoni të re. Në vitin 2001-2002 vendosën themele për shkollë të re, ndërsa për 14 vjet themelet qëndrojnë ashtu. Nga politikanët, vetëm Zijadin Sela, Kryetarë i Komunës së Strugës, ka ndihmuar me 2000 euro që të realizojmë një pjesë të programit, tha Jusufi.

Objekti i vjetër shkollorë është i ndërtuar në vitin 1951 dhe prej atëherë asgjë nuk është bërë. Nxënësit para vetëm 10 ditë kanë mësuar në klasa ku ka erë të keqe, lagështi, tavane të shkatërruar, tualete pa ujë dhe pa kushte themelore për punë.

Ish Ministri për Arsim, Safet Neyiri, gjatë vizitës së shkollës në vitin 2012 premtoi zgjidhje të problemit.

– Gjendja në të cilën mësojnë fëmijët është e tmerrshme. Kjo nuk shihet as në kontinentin afrikan, e lerë më në Evropë dhe ne do të bëjmë çmos që ta përgatisim projektin dhe ta përfshimë në programin për ndërtim të shkollave të reja, tha atëherë Neziri.

Vetëm 500 metra më larg është xhamia ku mësojnë nxënësit. Mësuesit thonë se aty e kanë më mirë se sa në shkollën e vjetër. Nxënësit këtu mësojnë në hapësira të veçanta, e jo në hapësirat ku organizohen ritualet fetare.

Thonë se përvoja që mësimi të mbahet në xhami në vend të bankave ka qenë shumë interesante.

– para disa ditë erdhi imami dhe filloj të këndoj, ndërsa fëmijët vetëm dëgjonin. Por ne mbajtëm mësimin, thotë mësuesja Vjollca Dauti.

– Deri më tani nuk ka as një donacion për shkollën nga shteti, ndërsa ne jetojmë në një vend shumë të bukur turistik. Ne punojmë në shumë kushte të rënda. Ndërtesa është ndërtuar para 65 vjet, tha mësuesi nga Kalishta, Nagjip Mustafai.

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*