E pa besueshme..po renovohet e gjithë shkolla.Mbështetje edhe nga Austria,Gajur Kaba dhe Leku!

Që renovimi të merrte kaq përmasa të mëdha dhe punimet të realizoheshin kaq shpejt,nuk e kishim menduar dhe nuk e kishim besuar as ne që filluam këtë projekt. Kur kujtojmë se e gjitha u nis vetëm për tu renovouar dy klasë dhe kur shohim se po renovohet e gjithë shkolla në përgjithësi, për një moment na duket e pa besueshme. Ka qënë një mobilizim jashtzakonisht i madh nga bashkfshatarët edhe më gjërë nga Struga edhe rrethina e saj. Të gjtitha dyshemet e klasëve janë hequr tërësisht dhe janë shtruar rishëm me izolim, armirim dhe janë betonuar.

010Të gjitha mureve të brendshme ju është gdhendur suvatimi i vjetër, janë lyer me llaç bazë, është vendosur rrjetë me ngjitës dhe pritet faza e fundit ajo e suvatimit final. Dritaret janë montuar të gjitha në të gjitha hapsirat dhe përveç kësaj janë hapur edhe dy dritare të reja me përmasa të mëdha,një në korridor dhe një në klasën e fëshnjores. Po renovohet edhe zyra e mësueve gjithashtu njejt si klasët e tjera. Dhe ajo që është më shumë e rëndësishme dhe që nuk ishte aspak në plan, është lidhja e nxemjes në të gjitha hapsirat e shkollës dhe vendosja e radiatorëve nëpër klasë ,të cilët do funksionojnë me rrymë dhe nxemje qëndrore. Kurse jasht do shtrohet trotoar me pllaka bekaton nga firma „Pro Univers“ (me pronar Jeton Sinani nga Fierishta), duke mundësuar ecjen rreth e përqark shkollës,lidhjen e hyrjes me rrugën kryesore dhe lidhje me shkollën e „vjetër“

Falenderojmë të gjithë ata që janë marrë vazhdimisht me organizimin e punimeve, që kanë marrë kontakte të gjëra me firma dhe persona të ndryshëm(Urim Jusufi, Arjan Rexhepi,Adi Jusufi), falenderojmë mediat e ndryshme të cilat kanë shprehur dhe kanë publikuar qartë „hallin“ tonë, falenderojmë kryetarin e komunës Ziadin Sela i cili në rolin e qytetarit të thjesht me mjete personale ndihmoj këtë iniciativë.Falenderojmë Gajur Kaba edhe Dilaver Bojku (Leku) të cilët pas kontaktit me Urim Jusufin kanë vizituar shkollën edhe nga afër për të ndjekur punimet ,duke ndihmuar gjithashtu me mjete personale.Së fundmi janë edhe mërgimtarët nga Austria që kanë ofruar mbështetjen e tyre.

Ne jemi duke e përgatitur listën e detajuar e të gjithë atyre që kanë kontribuar dhe na kanë mbështetur fuqishëm, listë e cila do publikohet këtu në këtë faqe në shenjë falenderimi dhe mirënjohje.

001
« 1 von 42 »

 

Veröffentlicht in Lajme nga Kalishti, Lajme nga Shoqata-Zvicër

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*

Kategoritë e Lajmeve

Kategoritë: