Drini.mk: Kujt i pengon zhvillimi i Kalishtës?

Kalishta, është i vetmi fshat i banuar me shqiptar i cili gjendet në bregun liqenit të Ohrit, por poashtu i vetmi fshat rreth liqenit të Ohrit i cili nuk ka pasur asnjë investim infrastrukturor, apo dicka tjetër në interes të zhvillimit të turizmit, edhe pse gjendet në një pozitë shumë atraktive dhe të volitshme për këtë fushë, shkruan Drini.mk.

image

Vetëm 3 km larg qendrës së Strugës, në bregun e liqenit, Kalishta vuan diskriminimin e pushtetit qendror, i cili hezitoi të investoi të paktën për rinovimin e një kati, në shkollën fillore të këtij vendbanimi, duke shfaqur pastër tendencat për ta diskriminuar këtë vendbanim shqiptar.

image

Nëse bëhet një krahasim me fshatrat e tjerë që kanë të njejtën pozitë gjeografike si Kalishta, por vetëm se të banuar me maqedonas, do të vërehet dukshëm dallimi i madh dhe qasja e dyfishtë e pushtetit. Për Kalishtën është folur disa herë në media dhe atë për probleme nga më të ndryshmet, ndërsa sot portali Drini.mk, ju njofton edhe njëherë me gjendjen skandaloze të rrugës kryesore që e lidh qytetin e Strugës me këtë fshat breg liqenit.

image

Rruga Strugë-Kalishtë të krijon përshtypjen se është një rrugë e thellë malore dhe e harruar nga njerëzit, ndërsa në realitet, ajo është rruga e cila frekuentohet cdo ditë e më shumë, ndaj këtij segmenti rrugor kaq të rëndësishëm për Kalishtën por edhe për vetë struganët dhe pronarët e hoteleve të kësaj ane. Rruga Strugë-Kalishtë është njëra ndër rrugët më problematike që lidh qytetin me fshatrat, edhe pse cilësohet më e dobishmja dhe më e nevojshmja duke pasur parasysh vlerat turistike të Kalishtës. Përvec gjendjes së rënduar të asfaltit, përgjatë kësaj rruge mungojnë sinjalistikat horizontale dhe vertikale.

image

Jo vetëm kjo rrugë është dëshmi për diskriminimin e Kalishtës,s i fshat turistik, banorët e fshatit theksojnë se historikisht ky vendbanim po vuan qasjen e dyfishtë të pushtetit edhe në sfera të tjera, ndërsa shpresat që u rikthyhen pas vitit 2001 për faktorizimin e shqiptarëve në qeveri, tashmë po shuhen, ngase edhe gjatë kësaj periudhe qasja ndaj Kalishtës ka qenë e njejtë madje edhe më zhgënjyese./Drini.mk

Ju paraqesim disa foto nga segmeti rrugor, Strugë – Kalishtë, nga ku mund të vlerësoni, se sa interes ka pushteti ndaj një vendbanimi turistik shqiptar./Drini.mk

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*