Dita e 5 e punimeve, montohen dritaret plus renovohet edhe një klasë tjetër!

Po shkon gjithçka sipas planit të renovimit të shkollës të Kalishtit. Sot janë montuar pjesërisht  dritaret e jashtme të shkollës dhe nesër pritet që të përfundohet edhe montimi. Mbështetja nga individë dhe firma të ndryshme ka vazhduar edhe sot dhe po kalon çdo parashikim tonin që patëm në fillim.

019

Rikujtojmë që e nisëm renovimin vetëm për të izoluar dyshemet dhe për ti ndërruar dritaret e dy klasëve.Kurse sot kur jemi në ditën e 5 të renovimit ,punimet janë zgjeruar dhe pothuajse ka ardhur deri aty saqë kanë ngelur vetëm muret pa prishur. E gjitha kjo falë mbështetjes dhe ndihmës vullnetare e cila vazhdon nga dita në ditë të marrë përmasa më të gjëra. Janë izoluar të gjitha klasët edhe zyra me korridorin, janë bërë përgatitjet e hapjeve të dyerve të mbrendshme, janë hapur dy dritare me përmasa të mëdha për korridorin edhe 1 klasë tjetër, kurse klasa e fëshnjores e cila nuk ishte në plan për renovim gjithashtu është izoluar,është hapur një dritare tjetër dhe pritet që edhe kjo të lyhet nga brenda.

Përveç këtyre punimeve,sot ështe vendosur që klasët të mobilohen me banka,karrige dhe karrige të reja.

Foto nga: Arjan Rexhepi, Blini Mustafai dhe Medine Halimi

001
« 1 von 20 »

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*