Boshatiset fshati,s’gjen nje njeri te pish nje kafe e te besh nje muhabet!?

DSC_1520Nje numer i madh i popullsis,liberalizimin e vizave e shihte si nje ceshtje pozitive dhe si nje hap te rendesishem per te gjithe.Ne fakt ashtu duheshte edhe te jete.Por tani per vendlindjen tone,kjo ka filluar te jete nje shqetesim duke pare kete si faktor negativ ne vend.Pse?

Gati ne te gjithe Maqedonin vetem per 3 jave kane ikur me shume se 150 mije persona jasht vendlindjes.Eshte kjo nje shifer e cila vertet te fut friken.Sipas analisteve ne Maqedoni mendohet se ky numer akoma do jet ne rritje.Faktori kryesor i cili ndikon ketu eshte papunesia e madhe.Pothuajse nga 10 martesa apo fejsa qe behen ne fshat,8 nga ato jane „per me letra“ duke boshatisur gjithmone e me shume fshatin.
Jo vetem ne Kalisht,por ne pjesen dermuese ne Maqedoni dhe fshatrat e saj,nuk gjen njeri te gjall per te ber nje muhabet dhe per te pir nje kaf.Eshte e pa besueshme,rinia po largohet ne numer tejet te madh duke mos kethyer koken prapa as edhe nje moment te vetem.

Shume e veshtir,fshati tashme pothuajse eshte i vdekur,ka aq pak levizje saqe ke mundesi te ndigjoesh edhe „zhurmen e fjollave te bores“ .

Ato pak kafene qe ka ne Kalisht mbyllen qe ne oren 19-20 duke ndikuar ketu edhe ligji anti-duhan.Thjesht,tani ne „trend“ eshte qe te kesh pasaporten biometrike dhe o burra te dalim jasht te tezja,apo te daja apo te halla..sa do zgjasj ky „fenomen“ askush nuk e din,por shpresojme se ne nje te ardhme te afert rinia te ndermarr dicka per ti sherbyer vendin tone.Kjo me shume i ngjan fjalis popullore „shih rrushi shushin edhe piqu“ por ne verzionin „trendy“ kjo fjali do ishte „shih rrushi rrushin edhe digju“..

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*