Bekim Jusufi, menaxheri i ri nga Kalishti që hap dyert për telentët e rinj në futboll!

Bekim Jusufi nga fshati Kalishtë i Strugës (28 vjet) i cili prej vjetësh jeton në Wien të Austrisë, hynë së fundi në botën e menaxherëve evropian.

Bekimi ka lindur dhe pothuajse është rritur në Kalishtë,në një familje e cila ka qënë lidhur ngushtë me sportin duke adhuruar në mënyrë të veçantë futbollin. Ai edhe pas largimit në Wien, pasioni dhe dëshira e tij për tiu përkushtuar tërësisht këtij sporti, vazhdoj gjithnjë e më shumë duke u aktivizuar në mënyrë intensive nëpër klube të ndryshme futbolli.

image

Fakti që Bekimi është rritur në një familje e cila edhe në të kaluarën ka pasur futbollistë të shquar në Strugë dhe më gjërë, ka qënë frymëzimi më i madh, duke i ka dhënë atij një tjetër vizion, atë për tu bërë një menaxheri i suksesshëm në futbollin evropian edhe më gjërë.

Tani ai është në rrugën e duhur drejt ëndrrës së tij duke u bërë kështu menaxheri i parë në Maqedoni i cili ndihmon talentët e rinj duke vënë interesin material në plan të dytë.

Martin Pusiç është futbollisti i fundit të cilin ai e ka transferuar në FC Midtylland prej një shume 1.5 milionë euro dhe sipas Bekimit ky transferim hynë në histori të klubit për nga ecuria dhe vlera e futbollistit. Kurse një tjetër transferim ka qënë ai i futbollistit Darko Budil vlera e të cilit ka zënë shumë 800 mijë euro.

Maqedonia ka pasur gjithmonë numër të madh të talentëve të rinj në futboll, por mungesa e një menaxheri për ti mbështetur ata, ka bërë që ata të ngelen të pa zbuluar. Së fundmi këtë rol ka marrë Bekim Jusufi që me shumë mundësi po shëndrrohet në një nga menaxherët më të ri në moshë dhe i dashur nga talentët e pa zbuluar të futbollit, të cilët ëndërrojnë të luajnë në një ekip të madh evropian.

Tani përmes Bekimit rrugët drejt suksesit janë gjithnjë më të lehta.

Suksese në karrerierën e tij!

www.kalishti.ch

Veröffentlicht in Lajme nga Kalishti

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*

Kategoritë e Lajmeve

Kategoritë: