Bekim Jusufi, hap dyert drejt suksesit per Alban Berishën!

Ka përfunduar edhe një tjetër transferim i sukses’shëm protagonist kryesor i të cilit është Bekim Jusufi.

Lojtari i radhës për të cilin është hapur një kapitull i ri suksesi në botën e futbollit është kosovari Alban Berisha i cili ka nënshkruar kontratë profi me klubin futbollistik Académica të Portugalisë. Talenti i tij mbreslënës u zbulua falë Bekim Jusufit i cili në mbështetje të talentëve të rinj mundësoi edhe transferimin e suksesshëm nga ekipi amator si Wienerberg drejt ekipit të njohur Académica.

Futbollisti në fjalë ka nënshkruar kontratë për 1 vjet e gjysëm për këtë transferim, kurse Bekmi shënon kështu një tjetër sukses në karrierën e tij si menaxher futbollistik. Alban Berisha përndryshe është i lindur dhe rritur në Austri në 16.11.1999. Pas formës së mrekullueshme që ai po kalonte vitet e fundit në ekipin amator Wienerberg,ai  shpërblehet për këtë duke falenderuar njëkohësisht edhe Bekim Jusufin për mundësin dhe besmin. Ëndrra e tij vazhdon tutje dhe dëshira më e madhe  është që një ditë të luaj për Shqipërinë ose Kosovën, pasi tashmë ka një interesim nga përfaqsuesja Austriake U19. Zgjidhja e tij ngelet për tu parë duke pasur parasysh këtu edhe faktorin e „përfaqsueseve Shqiptare“ të futbollit. 

 

Bekim Jusufi nga fshati Kalisht shprehet se është gjithmonë në mbështetje dhe gadishmëri për të realizuar ëndrrën e futbollistëve të rinj të cilët edhe përpos talentit dhe cilësive të tyre nuk depërtojn në botën e futbollit. Ky ishte transferi i parë të një futbollisti shqiptar dhe ndjenja e tij është krejtësisht ndryshe nga puna e deritanishme. Është një motivim akoma më i madh për të vazhduar të kontribuojë bashkombasve dhe jo vetëm, për një perspektiv të sukseshme dhe karrierë si futbollist profi.

 

 

 

Veröffentlicht in Lajme nga Kalishti

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*

Kategoritë e Lajmeve

Kategoritë: