A nuk trupëroheni nga vetja? 

Nuk kam asgjë personale, as me Lindën, as edhe me ndonjë të llojit të saj.. Përkundrazi i dua të tillët, sepse nuk janë fajtor për atë që bëjn.. Ka shumë nga ata që besojn se janë të talentuar, dhe në fakt kur i dëgjon të vjen të qash pastaj të qeshësh e sërish të qash.. Ndonjëherë me lot, e ndonjëherë bëhesh më i fort, përmbahesh se fund i fundit ka nevoj njerëzimi dhe për njerëz të tillë.. Pastaj ti e mbledh veten dhe pyet verbërisht, “po pse janë kaq budallenj këto programet ditore?!”, “përse moderatorët e këtyre emisioneve bëhen të tillë, dmth, budallenj?!”.. 

Kohëve të fundit sa herë futem në botën virtuale, sidomos në atë të facebook-ut nuk ka as edhe një mundësi të mos më dalin përpara lajme ose postime për Lindushen, që në botën e saj, ajo me siguri tanimë, është titulluar si mbretëresh. E ndërkohë që në botën reale, është vetëm një viktimë që emisionet bashkë me moderatoret, e shfrytëzojn për të përmbushur minutazhin e tyre televiziv, dhe njëkohësisht për të bërë SHOW! Nuk ka ngelur televizion pa e ftuar, të them të drejtën nuk më hidhërojn aq shumë televizionet e Kosovës, sa u ndjeva e revoltuar kur e pash të ftuar në emisionin ‘Oktapod’, në Vision Plus, të moderuar nga ai që e kam konsideruar të ngritur në çdo aspekt artistik dhe shumë djalë punëtor, Turjan Hyskaj! —–-Shiko, Linda edhe mund të jetë e talentuar sepse nuk e di me çfarë syri e shikojn ftuesit dhe vlersuesit e saj, ose thënë më mirë mbase deri në atë pikë dijn të vlersojn.. 


Por shumë e bindur them se këta zotërinj kanë mundësin për të promovuar të talentuar, që ia vlen t’i shikosh ndërkohë që do transmetohen në televizion, e pastaj do kërkosh t’i rishikosh, e ridëgjosh.. Nuk e kuptoj përse humbasin minutazhin televiziv dhe marrin kohë nga jeta e tyre për t’ua kushtuar antivlerave, sepse televizioneve automatikisht u bie vlera, sapo ftojn profile të tilla në emisionet e tyre.. Veçanërisht moderatorëve..

-E pra nëse jeni në kërkim të talentëve, e kam unë një list të tërë.. Qyteti jonë pavarsisht se është i vogël, është i përmbushur me talente të çdo fushe. Nëse Turjanit, Adem Grabovcit, Elita Rudit dhe shumë të tjerëve iu kanë mbaruar të ftuarit, them ta provojn njëherë me struganët..


Spontanisht më vjen t’i bëj një pyetje Turjanit, me shok.. A e dini juve se një djalë nga Struga, pra një shqiptar i denjë, artist grafik, ka qënë finalist i 10-shes më të mirë në 20 ekspozita ndërkombëtare?! Edhe pse ai përfaqësoi Maqedonin, sërish konsiderohet të ketë përfaqësuar denjësisht edhe Shqipërin, sepse përveç se Maqedonia është një pjesë e Shqipëris së madhe, mbi të gjitha ky artist mban emrin shqipëtar, dhe disi meriton një falemnderim.. Është pra ky Arbër Kolonja, artisti i cili rrëmbeu çmimin e parë në ekspozitën kushtuar jetës së Nelson Mandelës, djali që rrëmbeu në dorë trofeun mes qindra konkurentëve nga mbarë bota!


Çfarë do thoje ti Turjan me shok, po të të kisha treguar se Struga një qytet i vogël, ka disa vite që është me një teater. Do thoja i vogël me sipërfaqe, por me punë dhe shpirt të madh. A nuk mendon se njerëz të tillë si Olsen Poshka, partnere e Xheladin Poshkës, si në jetë ashtu edhe në punë, meritojn vendin dhe minutazhin e Linda Morinës, Ivës me botoksin e saj, Kallashit dhe shumë e shumë antivlerave që ju po i promovoni me një hov të madh!! E ndërkohë që po shkruaj, jam edhe nën melodi këngësh… Të them të drejtën nuk mu desh të mendoja as edhe një këngëtar botëror, biles nuk mu desh të dal as edhe nga qyteti im për të gjetur këngë dhe këngëtar të cilët ke dëshirë t’i dëgjosh dhe inspirohesh për të krijuar.. Ja pra si do mund ta shtyja ditën pa dëgjuar këngët e të madhit Vullnet Ibraimi, një artist strugan i përkryer në veprat e tij. Artist i cili me veprën e tij, bëri që Redon Makashi pas 20 vite jete në skenë, të triumfonte për herë të parë.. Ai doli fitues i kengës Magjike, me këngën e mrekullueshme „Më lër të fle“.. Përvec se kompozitor, Vullneti di edhe të këndoj, di të bëj aq bukur profesionin e tij, saqë para këtij artisti, emisioneve tuaja, duhet t’ju vij turp! -Besoj do ju vij inat me veten kur do ju kujtoj një super këngëtar tjetër strugan, sepse në vend që të ftoni njerëz të pasuruar artistikisht, juve përhapni viruse të pashërueshme në shoqëri..

Hapni rrugë të pambyllura.. Doja t’ju prezantoj me Guximtar Rushanin, përfaqësuesin më të denjë të muzikës qytetare, në fakt ai është mjeshtri i çdo lloj muzike. Këngëtar i cili ka vite që ushtron talentin e tij, si në Maqedoni ashtu edhe në Shqipëri.. Nuk dua të anashkaloj edhe prezencën e tij në festivalin e madh të RTSH-së, me këngën perlë, „GEZUAR“. Këngë me të cilën nuk ngopesh së dëgjuari.. Mos u ndjeni të ofenduar, por konsiderojeni si ftesë, nëse nuk arrini të dalloni dot muzikën e vërtet ju sygjeroj të na vizitoni mbrëmjeve verore, ku Guximtari, do na argëtoj siç di vetëm ai të të kuroj shpirtin me këngë si qytetare, ashtu edhe hite botërore..

E pra ndërkohë që unë vazhdoj të mendoj, qëllimin tuaj, me të ftuar të tillë dhe akoma nuk arrijë në një pikë të dëshiruar.. Dua t’ju tregoj se, mua nuk më erdhi krejt spontanisht ky rebelizëm.. Isha e ulur me mikeshën time, Leonora Ajdari. Leonorën besoj dhe shpresoj ta keni dëgjuar, sepse Struga krenohet me talentin e saj, ashtu siç bëj edhe unë.. E kam për nder të tregoj miqësin time me të.. Unë i dua artistët, të talentuarit, ata që me talentin e tyre fitojn lekun, dhe jo ata që me lek mundohen të blejn emrin „e talentuara..

“ Aman se na lodhet!!! Na lodhet neve, lodhët publikun, por më shumë artistët e vërtet.. Në bisedë e sipër arrita të kuptoj, se artistët sikur Leonora ndonjëherë mendojn, të heqin dorë nga profesioni i muzikës, kur shikojn se çka bëhet me muzikën dhe gjoja me artistët siç pretendojn të jenë Linda, Kallashi, Iva.. I jap të drejt kujtdo qoftë në këtë përfundim, konkluzion sepse me të vërtet është e vështirë të bësh art në këtë vend, ku vlersohet dhe përkrahet kaq shumë antivlera.. Prandaj mendoj se ishte koha që unë t’ju vija në dukje se jeni duke gabuar, mendoj se duhet të përkrahni dhjetra artist të tjerë, në vend që të humbisni minutazhin tuaj duke njollosur karrieren tuaj, dhe emrin e televizionit ku punoni.. Po ju tregoj se Leonora pas pjesmarrjes në THE VOICE OF ALBANIA dhe dy vite rradhazi në Top Fest, tani i është pëkushtuar qytetit të saj, duke bërë muzik çdo fundjave pa u lodhur fare. Bile ajo me nënvizoi me shumë bindje se është shumë e lumtur me këtë mënyrë të të bërit art, duke marrë vlera gjigande nga pothuajse një publik modest.. Poashtu Leo, është në hapat e nxjerrjes së një albumi me muzik jazz dhe blues, ku do të ketë dhe dy klipe të reja.. Të cilat i them me shumë siguri do të jenë jashtzakonisht të bukura, sepse nuk mund të jetë e papëlqyer një punë ku për të cilën derdhet djers dhe dashuri!
Duke dashur të promovoj dhe njoftoj juve që ju kanë mbaruar vlerat, dua gjithashtu t’ju tregoj edhe për Nora Bekteshin e cila poashtu është një nga ata këngëtare të cilës nuk iu desh të dëgjonte leksione mësimore për të bërë çdo këngë akoma edhe më të bukur duke e kënduar me zërin e saj unik.. Ajo lindi me këtë talent..


Potencë?! Kush përveç Nita Recit do këndonte aq fortë, aq bukur, ku kjo artiste strugane, ndryshe nga Linda që pretendon të jetë një instrumentiste duke luajtur me çifteli, ose Kallashi që përveç dridhjeve të trupit nuk di të bëj asgjë tjetër, Nitën Zoti e begatoi, edhe me talentin për violin, ajo nihet si këngëtarja violiniste shumë e zonja.. Nita është vajza e bukur e mbrëmjeve gala në „Milingona e Artë“, ajo poashtu nuk di të mungoj edhe nëpër koncertet e këngëve qytetare të Tetovës..
– Por a mjaftohet një qytet i bekuar me ujë të kulluar me kaq artist?! Sigurisht që jo!


Një artiste tjetër e cila meriton promovim është edhe Syhana Reçi, ku faktikisht konsiderohet si violistja më e mirë e Strugës, talenti i saj nuk nihet vetëm në qytetin ku ajo banon por edhe më tej nëpër Maqedoni.. Ka shumë emra të tjerë, për të cilët do më duhej edhe një ditë të tërë të shkruaja.. Struga është e pasuruar me vlera, siç është e pasuruar e gjithë shqiptaria, duke përfshirë të gjithë shtetet e populluar me shqiptar, mos kërkoni t’i nxirrni më të keqen kësaj toke të bekuar, kërkoni për emra që na zbardhin fytyrën.. Që emrin tonë si shqipëtar promovojn bashkë me veten e tyre.. Nuk mund të jetë e shëndosh një shoqëri ku merren viktima për të bërë SHOW me to, nuk mund të shfrytëzohet një njeri i pandërgjegjshëm për atë që bënë! Nëse nuk ndihmoni dot për të mbuluar këtë problem shoqëror, të paktën mos i ndizni dritat dhe pluhuri të përhapet kudo!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*